Kolapsi në Sistemin e Drejtësisë nuk guxon të lejohet, Qeveria të vepron përgjegjshëm në koordinim me KPK-në dhe KGJK-në!

Kolapsi në Sistemin e Drejtësisë nuk guxon të lejohet, Qeveria të vepron përgjegjshëm në koordinim me KPK-në dhe KGJK-në!

Hajrullah Tërnava

  • 10 March 2022 - 07:46

Shkruan: Analist - Hajrullah Tërnava

Situata kriminale që është krijua në institucionet e Kosovës, e sidomos ato të drejtësisë, tani po dëshmohet edhe hapur kur që nga 28 shkurti punëtorët e këtyre institucioneve janë në grevë, ata të stafit të administratës në Gjykata dhe në Prokurori, e që ka pretendime të vazhdoj edhe në këtë javë, prandaj situata në të cilën tani gjendemi po na sinjalizon se drejtësia komplet po rrëshqet në kolaps total, sidomos gjyqësori, për shkak të përshkallëzimit të grevës së stafit të administratës në Gjykata dhe në Prokurori.

- Gjykatat e të gjitha niveleve në vend, i kanë anuluar javën e kaluar në afate të gjata seancat e gjyqësore, në disa të tilla edhe në afat të pa caktuar, për shkak të përshkallëzimit të grevës në administratë punëtorët e së cilës po kërkojnë privilegje, kushte të përafërta punë dhe shpërblim në paga të ngjashëm me atë që e gëzojnë prokurorët dhe gjyqtarët e kapur nga krimi. Kërkesat e grevistëve të juridikatuarës janë fokusuar në këmbënguljen e tyre për miratimin e ligjit të veçantë për Administratën e Punëtorëve te Gjykatave dhe Prokurorive, bazuar në Projektligjin për ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik. Përveç Aprovimit të Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive, bazuar në Projektligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik, kërkesë e nëpunësve në administratën e sistemit të drejtësisë është edhe përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga si dhe pagesa e rregullt e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa tjetër ajo e udhëtimit po ashtu prej 3 euro për secilin të punësuar në administratën e sistemit të drejtësisë.

Sa është i pa logjikshëm dhe i pa drejtë, vazhdimi ultimativ i këtyre kërkesave me bojkot të punës, me grevë e cila gjithsesi do të ketë pasoja alarmante në shtyrjen e shumë seancave gjyqësore dhe grumbullimin e lëndëve të pazgjidhura, të cilat edhe ashtu më atë neglizhencën dhe shtyrjen e zgjidhjes së tyre të orkestruar nga vet KGJK-ja dhe KPK-ja te kapura nga krimi i organizuar dhe mafio-politika po vonohen me vite të tëra , duke dështuar e duke u parashkruar, në mesin e të cilave janë edhe rastet me lëndë serioze të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tani duhet urgjentisht të veprojnë Qeveria aktuale, Ministria e Drejtësisë, KPK dhe KGJK, për ti dhënë zgjidhje kësaj situate të krijuar, dhe mos lejuar që nga punëtorët grevistë të bllokohet i tërë sistemi dhe të përfiton vetëm nëntoka e krimit të organizuar e instaluar në organet e drejtësisë në Kosovë. Sa më parë duhet që ndërmerren masat e tilla të zgjedhjes së kësaj situate greviste, e kur dihet që kjo situatë e mos punës krijon vetëm tollovi dhe grumbullim të lëndëve të pazgjedhura. Edhe ashtu, sikur që dimë situatën në institucionet e drejtësisë po me këta punëtor, edhe pse duke punuar çdo ditë, kishte plot lëndë të pazgjedhura sa që në të shumtat e rasteve ato lëndë po vjetërsohen, prandaj kjo qeveri duhet ta zgjidh këtë situatë e cila nuk premton perspektivë pozitive përpos ngadalësim edhe më të madh, dhe kolapsi total, nëse nuk intervenohet sa më parë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".