Jo vetëm në Twitter, Berge u keqcitua edhe në deklaratën zyrtare të Zyrës së Bislimit

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 20:25
Jo vetëm në Twitter, Berge u keqcitua edhe në deklaratën zyrtare të Zyrës së Bislimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar disa orë pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge lidhur me deklaratën e tij që ai ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për anatërësim në Këshillin e Evropës.

Bislimi përmes një cicërime në Twitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ne informuam’. Një reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga vetë Berge, i cili ka falënderuar Bislimin për mirëkuptimin dhe korrigjimin e deklaratës së tij.

(Kosova Sot Online)