Mungesa e dritave bëhet shkak për vdekjen e një gruaje me Covid në fshatin Pojan

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 20:39
Mungesa e dritave bëhet shkak për vdekjen e një gruaje me Covid në fshatin Pojan

Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit po protestojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të njësisë administrative Pojan.

Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara. Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra.

Prej 7 ditësh gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbeten pa energji elektrike.

Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vdekjen e një personi me COVID pasi kjo e fundit ishte e lidhur me aparatin e oksigjenit.

Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.

(Kosova Sot Online)