Shërbimi sekret ukrainas: Putini po përgatit një tragjedi në Çernobil për ta fajësuar Ukrainën

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 16:26
Shërbimi sekret ukrainas: Putini po përgatit një tragjedi në Çernobil për ta fajësuar Ukrainën

Shërbimi inteligjent i Ukrainës ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për të përgatitur një tragjedi në centralin bërthamor të Çernobilit dhe më pas ta fajësojë Ukrainën.

Siç raporton “The Kyiv Independent”, rusët janë duke e bllokuar Ukrainën nga centrali i Çernobilit, i cili tash është pa rrymë dhe nuk është i lidhur në sistemin e monitorimit të Agjencisë së Energjisë Atomike.

(Kosova Sot Online)