Ukraina akuzon Rusinë për parandalim të evakuimeve

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 08:30
Ukraina akuzon Rusinë për parandalim të evakuimeve

Në orët e para të mëngjesit të 12 marsit, Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se është duke parandaluar evakuimet. Sipas saj, sulmet ruse kanë penguar sërish njerëzit që të largohen nga Mariupoli.Autoritetet kanë thënë që më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë në Mariupol dhe ata që kanë mbetur janë duke jetuar në temperatura shumë të ulëta.Ky qytet aktualisht ka pak ujë dhe pak furnizime të ushqimit dhe ujit.

Në adresimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar Rusinë për bllokimin e njerëzve në qytet dhe refuzimin e saj për të dërguar ndihmë urgjente humanitare.

Zelensky ka thënë se më pak evakuime janë kryer nga katër qytetet kyçe ditëve të fundit, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

(Kosova Sot Online )