Mëngjesi ka nisur me shpërthime në Ukrainë

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 09:04
Mëngjesi ka nisur me shpërthime në Ukrainë

Shpërthimet janë dëgjuar në qytetet si Njikollaev, Dnjipro dhe Kropavnajtski, ka raportuar transmetuesi britanik, BBC, duke cituar autoritetet lokale.

Sipas llogarisë së tyre në Telegram, sistemi ajror për mbrojtje në Dnjipro është aktivizuar me sukses.Ende nuk është bërë e qartë sa shpërthime kanë ndodhur në Dnjipro, mirëpo autoritetet kanë thënë se janë duke pritur për të dëgjuar të dhënat e fundit nga ushtria.

(Kosova Sot Online )