Arrestohet një grua në Istog, e rrahu fëmijën që u kacafyt me djalin e saj

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 09:57
Arrestohet një grua në Istog, e rrahu fëmijën që u kacafyt me djalin e saj

Një grua është arrestuar në Banjë të Istogut, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë i cili ishte kacafytur me djalin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ndërmjet djalit te saj dhe viktimës mashkull kosovar, i mitur, e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht viktimën. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në rocedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)