Zelensky thotë se ushtria ruse ka regjistruar humbjet më të mëdha në dekada

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 13:38
 Zelensky thotë se ushtria ruse ka regjistruar humbjet më të mëdha në dekada

Ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të re drejtuar kombit, të sapo ka publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar.

Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelensky thotë gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE./a2cnn

(Kosova Sot Online)