Pamje nga vendi ku dyshohet se kosovari vrau gruan në Zvicër

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 14:14
 Pamje nga vendi ku dyshohet se kosovari vrau gruan në Zvicër

Një kosovar dyshohet se e ka vrarë gruan e tij në Zvicër. 35-vjeçari është arrestuar nga autoritetet zvicerane.

Fillimisht, ai kishte raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij, por kur Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes e kishte gjetur 32-vjeçaren të vdekur.

Në momentin kur ka ndodhur krimi, raportohet se në banesë kenë qenë edhe tre fëmijë.

Mediumi zviceran 20.min.ch ka publikuar fotografi nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur vrasja.

(Kosova Sot Online)