Kush është 90-vjeçari që nuk është larguar kurrë nga Çernobili?

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 15:10
 Kush është 90-vjeçari që nuk është larguar kurrë nga Çernobili?

Ivan Shamyanok, një 90-vjeçar, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është larguar nga fshati i tij, pak kilometra jashtë Çernobilit, Ukrainë, ku ndodhi shpërthimi bërthamor në vitin 1986.

Shamyanok ka qëndruar në shtëpinë e tij në fshatin Tulgovichi, ndërsa ka theksuar se ky është sekreti i jetëgjatësisë së tij, se nuk e la vendlindjen pas katastrofës bërthamore.

Në vitin 1986, më shumë se 100,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas një u përhap radioaktiviteti në të gjithë rajonin dhe në të gjithë Europën. Njëri prej tyre ishte Ivan Shamyanok, i cili jetonte në zonën e rrezikut, por vendosi të mos e bënte këtë.

Nga data 26 prill 1986, kur ndodhi aksidenti, e deri më sot, 90-vjeçari deklaron se nuk ka probleme shëndetësore, ku mjekët e kanë konstatuar shumë të shëndetshëm.

“Edhe motra ime jetonte këtu me burrin e saj. Ata vendosën të largoheshin dhe vdiqën nga ankthi. Unë nuk jam i stresuar. Këndoj, bëj shëtitje dhe i marr gjërat lirshëm, siç jetoj”, thekson ai.

Sipas Shamyanok, edhe pas katastrofës, ata vazhduan të hanin perime, fruta, qumësht dhe mish nga kafshët që kishin.

Një kamion me ushqime kalon çdo javë pranë shtëpisë së gjyshit, ndërsa ai pastrohet dhe lahet nga mbesa e tij, e cila e viziton një herë në javë

(Kosova Sot Online)