Zelensky kërkon ndihmë nga Macron dhe Scholz që të lirohet kryetari i rrëmbyer nga rusët

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 16:35
 Zelensky kërkon ndihmë nga Macron dhe Scholz që të lirohet kryetari i rrëmbyer nga rusët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike që pati me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka kërkuar ndihmën e tyre për të liruar kryetarin e Melitopolit, i cili dje u rrëmbye nga forcat ruse.

“Ne diskutuam kundër agresorit, krimeve të Federatës Ruse kundër civilëve. Kërkoj nga partnerët e mi që të ndihmojnë për lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit, i zënë në robëri. U diskutuan gjithashtu perspektivat për bisedimet e paqes. Ne duhet të ndalojmë së bashku agresorin”, ka shkruar Zelensky në Tëitter.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka thënë se forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e Melitopolit, Ivan Fedorov, pas rënies së këtij qyteti nën kontrollin rus.

Rusia nuk e ka komentuar këtë rast derisa Ukraina thotë se forcat ruse e rrëmbyen atë pasi e akuzuan për terrorizëm.

(Kosova Sot Online)