Mehaj: Homazhet e Vulinit për kriminelin e luftës Millosheviq janë kërcënim për Kosovën

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 18:18
 Mehaj: Homazhet e Vulinit për kriminelin e luftës Millosheviq janë kërcënim për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka cilësuar kërcënime ndaj Kosovës, Bosnjës e Kroacisë homazhet e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, që i bëri dje për kriminelin e luftës, s

Ai tha se ministri serb ka fyer të gjithë viktimat e gjenocidit “të heroit të tij”, duke i mohuar ato.

Mehaj shkroi se thurja e elozhesë për “heroizmin” e Kasapit të Ballkanit nga Vulin u bë në kohën kur e gjithë bota demokratike po përjeton krimet e forcave ruse mbi popullin e Ukrainës.

“Vulin, fyeu edhe gjithë ato viktima, civilë të pafajshëm në Masakrën e Reçakut, që nënkupton se fyeu edhe gjithë viktimat e gjenocidit të urdhëruara nga “heroi” i tij, duke mohuar gjenocidin e forcave kriminale serbe mbi popullin shqiptar të Kosovë, për çka edhe u ndërhy nga aleanca e vendeve demokratike më 1999”.

Mehaj tha se kur një ministër i një qeverie të një shteti i cili aspiron në Bashkimin Evropian, nderon dhe glorifikon të bëmat e një krimineli, duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së dhe gjithë botës perëndimore demokratike.

“Ky është provokimi i tij i orkestruar i radhës, që nënkuptohet kërcënim ndaj Kosovës, Bosnjës e Kroacisë dhe popujve të tyre viktima të krimit të Serbisë së Millosheviqit, i cili përveç nga Vulin është lavdëruar edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq”.

Mehaj ka thënë se paqja, siguria, stabiliteti e demokracia perëndimore janë të zbehta me mendje e qasje të tilla primitive, antihumane dhe anticivilizuese.

“Kjo qasje djallëzore nuk shqetëson Republikën e Kosovës dhe popullin e saj i cili nuk harron kurr, sepse Liria dhe Pavarësia e saj, tanimë janë realitet i fuqishëm, dhe se shteti i Kosovës qëndron natyrshëm mbi bazamentin e vlerave euroatlantike. Është momenti i fundit për rreshtimin në anën e duhur të historisë, kërkim-falje, dënimin e kriminelëve serb, si dhe duke mos jetuar me mitet e rrejshme e mendjet e sëmura nga urrejtja”.

(Kosova Sot Online)