Lexoni edhe:
Më thuaj stilin e flokëve të them kush je
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me thikë në një klub nate në Landovicë të Prizrenit mëngjesin e së dielës.
Përplasja mes disa personave ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës mes të shtunës dhe të dielës.
Më thuaj stilin e flokëve të them kush jeLexoni edhe:
Dy prej të lënduarve, të cilët po ashtu janë të dyshuar për sherrin fizik, janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ata po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se për përleshjen në klubin e natës në Landovicë janë vënë nën pranga dy persona.
Dy personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë në mbajtje, njoftoi policia.
(Kosova Sot Online)