Ukrainasit ngjiten në ndërtesën e shkatërruar për të mbledhur gjërat e tyre pas sulmit në Kiev

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 09:49
Ukrainasit ngjiten në ndërtesën e shkatërruar për të mbledhur gjërat e tyre pas sulmit në Kiev

Korrespondenti  i Skynews, Alex Crawford ndodhet në kryeqytetin ukrainas, ku forcat ruse goditën një bllok apartamentesh në orët e para të mëngjesit.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre mbetën të plagosur pas sulmit në një bllok apartamentesh në rajonin e Kievit.

Crawford tha se banorët u kthyen në ndërtesë për të marrë gjërat e tyre.

Ai tha se blloku i apartamenteve u godit nga “breshëri” predhash rreth orës 5 të mëngjesit. Ndërtesa është vetëm shtatë milje në veri të qendrës së qytetit të Kievit.

(Kosova Sot Online)