Shpërthime të forta tronditin kryeqytetin ukrainas, dy të vdekur

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 11:11
Shpërthime të forta tronditin kryeqytetin ukrainas, dy të vdekur

Disa shpërthime të forta dhe sërish tragjike u dëgjuan në të gjithë Kyivin mëngjesin e sotëm.

Të paktën dy persona vdiqën dhe tre u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në një periferi të kryeqytetit u godit nga bombardimet të hënën në mëngjes, thanë shërbimet ukrainase të urgjencës sot.

15 persona u shpëtuan dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, në periferi të Kyivit.

Nga qendra e Kyivit mund të shihej tymi që shkonte drejt qiellit.

Disa pamje të publikuara nga media ukrainase NEXTA TV tregojnë fabrikën e industrisë së aviacionit Antonov që është përfshirë gjithashtu në flakë.

(Kosova Sot Online)