Ky është komandanti i arrestuar nga Policia e Kosovës

  • G.G /
  • 14 March 2022 - 12:04
Ky është komandanti i arrestuar nga Policia e Kosovës

Operacioni “Pika” që po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën ka arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë.

Xhavit Lokaj, komandant në pikën kufitare Qafë Morinë dhe Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi, janë dy nga zyrtarët e Policisë së Kosovës të arrestuar nga aksioni i sotëm.

Aksion i madh kundër ryshfetit është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar detajet e aksionit.

Isufaj pohoi se do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policorë dhe doganier.

“Do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policor. Ka edhe doganier të përfshirë. Aksioni sapo ka filluar. Bëhet fjale për dy pika kufitare”, ka thënë Isufaj.

(Kosova Sot Online)