Selmanaj i LDK-së kërkon rezolutë kundër rritjes së çmimeve në Kosovë

  • E. /
  • 14 March 2022 - 12:54
Selmanaj i LDK-së kërkon rezolutë kundër rritjes së çmimeve në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka njoftuar se në seancën e jashtëzakonshme të caktuar për nesër, do të propozohet një rezolutë kundër rritjes së çmimeve në Kosovë.

Pas mbledhjes së Kryesisë e cila ka dështuar në mungesë të kuorumit, Selmanaj ndër të tjerash ka kritikuar Qeverinë për të cilën tha se është shndërruar në spektatore të proceseve që po ndodhi në vend.

“Në Kosovë ka një rritje astronomike të çmimeve, të produkteve bazike. Kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme dhe në fund do të propozojmë një rezolutë. Jemi dëshmitarë që Qeveria është shndërruar në një spektatore të proceseve që ndodhin në Kosovë duke i lënë gjërat të rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar”.

“Duhet një refleksion që ta miratojmë këtë rezolutë dhe të nxjerrim detyra të qarta. Qeveria të marrë masa, ajo është për të treguar kujdes ndaj njerëzve që jetojnë në këtë vend sepse për këtë janë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)