Mbahet konferencë e jashtëzakonshme për aksionin “Pika” që rezultoi me arrestimin e dhjetëra policëve

  • G.g /
  • 14 March 2022 - 13:17
Mbahet konferencë e jashtëzakonshme për aksionin “Pika” që rezultoi me arrestimin e dhjetëra policëve

Prokurori i Shtetit organizon konferencë të jashtëzakonshme lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit. Konferenca do të mbahet nga ora 15:00.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë policorë dhe oficerë doganorë, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”.

Sipas IPK-së, aksionit i ka paraprirë një hetim njëvjeçar.

(Kosova Sot Online)