Pamje nga qyteti i Kievit pas sulmeve nga forcat ruse

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 15:30
Pamje nga qyteti i Kievit pas sulmeve nga forcat ruse

Sot është shënuar dita e 19-të  e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta në dhe rreth Kievit, ndërsa forcat ruse po përparojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës, shkruan CNN.

Të paktën dy persona vdiqën dhe tre të tjerë u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në Obolon, një periferi e kryeqytetit të Kievit, u sulmua nga forcat ruse. Disa shpërthime të tjera janë dëgjuar në të gjithë Kievin në orën 11, ndërsa qendra e Kievit është mbuluar nga tymi.

Të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse tani janë vetëm 25 kilometra (15.5 milje) nga qendra e kryeqytetit ukrainas.

(Kosova Sot Online)