Seancë e jashtëzakonshmne në Kuvend, çfarë ndodh sot në Kosovë

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 08:26
Seancë e jashtëzakonshmne në Kuvend, çfarë ndodh sot në Kosovë

Mësoni ngjarjet kryesore të ditës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00).

Mbahet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Shërbimi i sigurimit fizik në Korporaten Energjetike të Kosovës organizon protestë me kërkesë realizimin e të drejtave të punëtorëve si dhe rikthimi i deparatamentit të sigurisë fizike në korporatë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

– Instituti Kombëtar Demokratik më mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon konferencën dyditore të dhjetvjetorit të Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Instituti për Politika Zhvillimore shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit me temë “Mbrojtja e konsmatorit dhe ngritja e çmimeve në Kosovë”. (Hotel Sirus, ora 10:00)

– Në kuadër të edicionit të 22-të programit të Javës së Frankofonisë mbahet ngjarja për vlerat evropiane të sportit nga trashëgimia e Greqisë së lashtë deri të Perre de Coubertin. (Autostrada Hangar, baya e ITP, ish KFOR-i gjerman në Prizren, ora 10:00)

–  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe shqyrton Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Qendra Burimore për Personat e Zhdukur do të shënojë 5 vjetorin e themelimit. (Ambientet e QBPZH-së, ora 10:00)

–  Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Performanca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

– Demokracia Plus organizon tryezën e diskutimit me temë “Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedruale në gjykatat themelore të Kosocës, sfidat dhe mundësitë”. (Swis Diamond Hotel, ora 11:30)

– Organizata jo-qeveritare KVRL nga Hani i Elezit organizon protestë gjithëpopullore për “Ngritjen e Çmimeve”. (Përballë komunës së Hani të Elezit, ora 15:00)

– Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Play International dhe Komitetit paralimpi. (Autostrada Hngar në Prizren, ora 15:00)

– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi në mbështetje të kapaciteteve dhe efikasitetit të Kabinetit të Kryetarit, për zbatimin e një agjende reformuese dhe përparimit të agjendës komunale në fushën e krijimit te politikave, planifikimit dhe zhvillimit e bashkëpunimit me institucionet tjera publike, te ndërlidhura për se afërmi me Komunën. (Ndërtesa e Komunës, ora 16:00)

(Kosova Sot Online)