Gjendet i vdekur një burrë afër një restoranti, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 10:05
Gjendet i vdekur një burrë afër një restoranti, Policia jep detaje

Një burrë është gjetur i vdekur në afërsi të një restaurant në magjistralen Suharekë-Shtime.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Magjistralja Suharekë-Shtime 14.03.2022-NN. Raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)