Bislimi: Tri zhvillime i kanë rritur çmimet e produkteve, dy janë jashtë kontrollit të Qeverisë

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 13:49
Bislimi: Tri zhvillime i kanë rritur çmimet e produkteve, dy janë jashtë kontrollit të Qeverisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se tri zhvillime kanë ndikuar në rritjen e çmimeve në Kosovë, ndërsa tha se vetëm njëra prej tyre “mund të adresohet më lehtë”.

Bislimi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se Qeveria do i ka vënë në funksion mekanizmat e saj kundër “spekulantëve” dhe “profiterëve të krizave”.

“Rritja e çmimeve vjen si pasojë e tri zhvillimeve të njëhershme që ndërlidhen me ndryshimin në kërkesën dhe ofertën në berzën ndërkombëtare, invazionin e Rusisë në Ukrainë si dhe aktivitetet spekulative të tregtarëve të papërgjegjshëm”, tha Bislimi.

Dy zhvillimet e para, Bislimi konsideroi se janë “jashtë kontrollit” të Qeverisë.

“Kjo e përcakton paketën e mekanizmave, përmes së cilës qeveria mund ta japë kontributin e saj në zbutjen e impaktit në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve. Kjo paletë përfshin përkujdesjen që hapësirat eventuale për veprim të tregtarëve spekulantë dhe profiterëve të krizave të ngushtohen në maksimum, Këtë jemi duke e bërë, qoftë me ndryshime në legjislacion që përcvaktojnë marzha specifike për dallim mes çmimeve me shumicë dhe atyre me pakicë, por edhe kemi filluar me naftën dhe derivatet e saj, dhe do të vazhdojmë edhe me produktet e tjera të konsumit bazik”, tha ai.

Zëvendëskryeministri përmendi se kanë intensifikuar “angazhimet e inspektorëve të tregut” për t’i evidentuar parregullsitë në shtitjen e produkteve.

(Kosova Sot Online)