Vazhdohet edhe sot me deklaratën përmbyllëse ndaj Gucatit dhe Haradinajt

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 09:43
Vazhdohet edhe sot me deklaratën përmbyllëse ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Dhomat e Specializuara të Speciales në Hagë kanë bërë të ditur se edhe sot do të ketë seancë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, si dhe ndaj nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Në njoftimin e Speciales thuhet se seanca do të fillojë nga ora 09:30 dhe do të mbahet deri në ora 16:00.

Tutje, deklarohet se edhe sot do të vazhdohet me deklaratën përmbyllëse.

(Kosova Sot Online)