Dy fëmijë goditen nga traktori në Klinë, dërgohen me urgjencë në spital

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 09:50
Dy fëmijë goditen nga traktori në Klinë, dërgohen me urgjencë në spital

Dy fëmijë janë goditur nga një traktor në lëvizje, mëngjesin e sotëm në lagjen Balaj të fshatit Gllarevë në Komunën e Klinës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se dy nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës.

“Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori ku kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal”, tha Gashi.

Poashtu ai theksoi se njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë më afër me rastin.

(Kosova Sot Online)