Foto sa 1 mijë fjalë, burri qetëson qenin e tmerruar nga bombardimet ruse

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 10:35
Foto sa 1 mijë fjalë, burri qetëson qenin e tmerruar nga bombardimet ruse

Teksa konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 21 të luftimeve, bombardimet, viktimat dhe dhimbjet e qytetarëve që po përjetojnë luftën deri në palcë nuk kanë fund.

Raketat dhe bombat janë kthyer tashmë në rutinë për ukrainasit. E tillë është foto që Ministria e Punëve të Jashtme në Ukrainë ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Në foto duket një burrë që po përpiqet të qetësojë qenin e trembur nga bombardimet ruse.

Fotoja është bërë në Irpin, një lagje në periferi të Kievit, që është bërë shënjestër e ushtrisë ruse ditë e fundit.

(Kosova Sot Online)