Vetura përplaset në një shtyllë në Fushë Kosovë, lëndohet një person

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 11:18
Vetura përplaset në një shtyllë në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një veturë është përplasur në një shtyllë në hyrje të Fushë Kosovës mëngjesin e sotëm.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se nga vetaksidenti ka pësuar lëndime trupore një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 10:30,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti. “Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.

Në një video shihet një shtylla e rrëzuar në rrugë, ndërsa pak mbi të qëndron automjeti që është përplasur në të.

(Kosova Sot Online)