Kuvendi e voton në parim projektligjin për arkivat shtetërore

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 11:51
Kuvendi e voton në parim projektligjin për arkivat shtetërore

Deputetët e kanë votuar në parim projektligjin për arkivat shtetërore.

Për projektligjin kanë votuar pro 63 deputetë, asnjë s’ka qenë kundër dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.

Paraprakisht, në Kuvend nuk ka kaluar rezoluta e propozuar në debatin parlamentar lidhur me vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

63 deputetë kanë votuar, 20 prej tyre për, 42 kundër dhe një ka abstenuar.

(Kosova Sot Online)