Rusia vendos tjetër ‘kusht’ për marrëveshje me Ukrainën

  • G.G /
  • 16 March 2022 - 13:42
Rusia vendos tjetër ‘kusht’ për marrëveshje me Ukrainën

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ka një tjetër kusht nga Moska që të arrihet marrëveshja me Kyiv.

The Guardian raporton se sipas Peskov, që Ukrainë të jetë një shtet neutral me një status të krahasueshëm si Suedia dhe Austria, është një opsion që po diskutohet në negociatat me ukrainasit dhe mund të jetë një ‘kompromis’.

“Ky është një opsion që po diskutohet tani dhe që mund të konsiderohet si një kompromis,” tha Peskov, duke rritur shpresat për një fund të luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryenegociatori i Rusisë në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se modelet austriake dhe suedeze nënkuptojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të mbajë ushtrinë e saj, por nuk do të lejohet të presë baza apo trupa të huaj.

Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se disa pjesë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Ukrainën ishin afër finalizimit pasi Kyivi thuhet se ra dakord të diskutonte neutralitetin.

“Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë”, tha Lavrov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pranoi dje se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, gjë që do të shihet si një lëshim i rëndësishëm ndaj Rusisë.

(Kosova Sot Online)