Temperatura në deri në -6 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 14:09
Temperatura në deri në -6 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e ardhshme do të ketë rënie të temperaturave, e se nga e premtja do të ketë më shumë intervale me diell dhe kthjellime.

Temperaturat minimale do të zbresin në -1 gradë të premten e në fundjave deri në -6 gradë celsius.

Ndërkaq maksimalet zbresin në 7C e 8C deri të premten, e në fundjavë edhe në 5C e 6C.

Njoftimi i plotë:

Mot më stabil në ditët e ardhshme, me rënie të temperaturave.  Nga e premta më shumë intervale me diell e kthjellime.

16.03.2022 – Kalimi i një sistemi frontal gjatë mbrëmje sjell kushte për riga lokale shiu, e viseve malore edhe për ndonjë fjollë bore.  Këto riga shiu, mbeten prezente edhe mëngjesin e së enjtes, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, derisa në aspektin termik temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.

Nga dita e premte po parashihet të ketë më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell në fundjavë, ndonëse më ftohtë, e me ngrica orëve të mëngjesit.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e hënë pritet shtim i vransirave, e orëve të mbrëmjes nuk po përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

Fuqizimi i erërave ditëve të ardhshme, përmirëson gjendjen me cilësinë e ajrit, e indeksi do të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme gjatë ditës.  Vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, ndotësit ajror shënojnë rritje të përqëndrimeve e indeksi kaloj në vlera edhe të dobëta.

17.03 – Vransira e intervale me diell.  Riga lokale shiu orëve të paraditës.

18.03 – Vransira paradite, e ditën intervale më të gjata me diell.

19.03 – Më ftohtë, por kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica.

20.03 – Kthjellët e me diell.

21.03 – Ngrica e më shumë diell në mëngjes.  Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht me mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në -1C të premten, e në fundjavë edhe deri në -6C.  Maksimalet zbresin në 7C e 8C deri të premten, e në fundjavë edhe në 5C e 6C.

Erërat fryjnë lehtë dhe mesatarisht nga verilindja 4-12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me një rritje edhe më të lartë në ditët e fundjavës.

(Kosova Sot Online)