Këto fshatra të Deçanit nuk do të kenë ujë

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 14:20
Këto fshatra të Deçanit nuk do të kenë ujë

“KRU Hidrodrini” ka njoftuar se shkaku i ngricave në Bjeshkët e Gjeravicës, ku ndodhet burimi i ujit nga i cili mbushet rezervuari i Drenocit, do të mbesin në ujë nga gjashtë orë në ditë fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Baballoq, Gramaqel, Ratish, Dubravë e Shaptej, fshatra këto të Deçanit.

Këto fshatra furnizohen me ujë nga ky burim. Sipas KRU “Hidrodrini” reduktimet do të jenë nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

“Me ngritjen e temperaturave dhe përmirësimin e motit, ekipeve të terrenit do t’u jepet qasje në burim për të intervenuar nga afër”, thuhet nga KRU “Hidrodrini”.

(Kosova Sot Online)