Zelensky para Kongresit amerikan: Po përjetojmë luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 14:50
Zelensky para Kongresit amerikan: Po përjetojmë luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongresin amerikan duke lavdëruar trimërinë e popullit të tij derisa tha se fati i tij po vendoset tani derisa pushtimi rus po vazhdon.

“Kryeqyteti ynë është nën sulme raketore dhe ajrore nga trupat ruse çdo ditë. Por ai nuk dorëzohet”, tha Zelensky, duke iu drejtuar Kongresit virtualisht, përmes një përkthyesi.

Ai tha se vendi i tij po përjeton “luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vjet i reziston agresionit rus. Ata që japin djemtë dhe vajzat e tyre më të mira për të ndaluar këtë pushtim rus në shkallë të gjerë”.

“Tani për tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Rusia na ka sulmuar jo vetëm neve, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona, por ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, tha ai.

(Kosova Sot Online)