Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia mbetet rrezik potencial i sigurisë

Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia mbetet rrezik potencial i sigurisë
Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia mbetet rrezik potencial i sigurisë

Muhamet Kelmendi

  • 16 March 2022 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me luftën në Ukrainë, përkatësisht me agresionin rus kundër Ukrainës është dobësuar shumë pozita e miqve rus, andej edhe të Serbisë. Kjo pozitë e dobësuar e Serbisë është shumë e rrezikshme, sepse krijon mundësi të hapjes së frontit të ri në Ballkan, duke bërë shteti serb agresion mbi Kosovën.

Këtu është shumë e rrezikshmja e çështjes aktuale. Natyrisht se pas vendimit unanim të dënimit të agresionit rus ndaj Ukrainës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çështja ka marrë kahe edhe më të rrezikshme për Evropën dhe natyrisht për Ballkanin e më gjorë. Dënimi me shumicë të votave, vetëm 4 kundër dhe rreth 30 abstenime, ndikon dukshëm në rritjen e rrezikut. Këtu nuk është çështja e përjashtimit të Rusisë nga anëtarësia e OKB-së. E nëse ndodhë një veprim i tillë, vendimi i tillë duhet të merret nga ana e Këshillit të Sigurimit ose nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Dhe, nëse ndodhë kjo, rreziku për përmasa të gjëra të luftës, rritet.

Flaket e luftës do të shpërndahen në shumë anë të globit. Ndarja e botës në dy anë bëhet e domosdoshme. Në anën e Rusisë do të jetë Kina. Nuk dihet se nga do të shkoj India. Ndërsa, ana tjetër, me perëndimin dhe me SHBA-të. Por, mjafton kjo ndarje. Në këtë gjendje nuk i vyen më askujt asnjë territor. Nuk dihen zhvillimet dhe përfundimet që mundë të jenë të rënda. Do të digjej çdo gjë . Shteti kriminal serb e dinë këtë. Zyrtarët në Beograd, në vend që ta njohin shtetin e Kosovës, për të mos pasur vatër lufte, aludojnë tek rrethanat e mundshme zhvillimore. Për ta nuk ka rëndësi zhdukja e përgjithshme e njerëzimit. Pushtimi dhe vetëm pushtimi i Kosovës është në kokat kriminale serbe. Nëse çështja shkon sipas mendimit serbomadh, rrethanat mendohet në Beograd se ndryshojnë! Por, si do të vepron Rusia dhe Kina? Këto shkojnë bashkë.

Edhe më tutje mbetet Kina në KS të OKB-së. E Rusia vepron, vepron me mjete konvencionale dhe jo konvencionale. Flakë do të ndizet bota! E këtu nuk ka më rëndësi OKB-ja. E nëse po, në KS është ende vetoja e Kinës. Mendohet kështu nga Beogradi, jo pse kështu bëhet, sepse kështu humb çdo gjë, por pse kjo është një luftë speciale e Serbisë për të hapur front të ri në Ballkan. Deklaratat e Presidentit serb,Vuçiq, duhet të merren seriozisht në Prishtinë, në Sarajeve, në Podgoricë, në Shkup e në Tiranë. Kriminelët veprojnë mu atëherë kur mendohet se nuk duhet të hyjnë në luftë. Serbia është e rrezikshme. Koha është për veprime ushtarake okupuese dhe Serbia tash mund të veprojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".