Përmbledhje e zhvillimeve kryesore të ditës së sotme për luftën në Ukrainë

  • 16 March 2022 - 15:59
Përmbledhje e zhvillimeve kryesore të ditës së sotme për luftën në Ukrainë

Më poshtë gjeni përmbledhjen e zhvillimeve kryesore të ditës së mërkurë.

Në orët e mëngjesit, janë dëgjuar disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

OKB tha se 90 për qind e ukrainasve të rrezikuar nga varfëria nëse zgjatet lufta.

Deri më tani, rreth 20,000 civilë kanë arritur të largohen me vetura private nga qyteti i Mariupolit.

Në një vlerësim të përditshëm të gjendjes së pushtimit rus, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pushtimi rus nuk ka përparim.

Prokurorja e Përgjithshme ukrainase tha të mërkurën se 103 fëmijë janë vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

Harkivi i Ukrainës, krahas bombardimeve po përballet edhe me luftën kundër COVID-19.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, tha se është skeptike për bisedimet e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se “bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë të lehta, por ka shpresë për kompromis.

Liderët e Evropës Qendrore përshëndesin “luftën e guximshme” të Ukrainës.

Të paktën 500 banorë të Harkivit janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ambasada amerikane në Ukrainë ka njoftuar të mërkurën se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv, të cilët po prisnin në radhë për bukë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit drejtuar Kongresit Amerikan tha “kemi nevojë për ju, tani”.

(Kosova Sot Online)