Dizinformim dhe propagandë: Lufta hibride e Edi Ramës kundër demokracisë në Shqipëri

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 19:25
Dizinformim dhe propagandë: Lufta hibride e Edi Ramës kundër demokracisë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përballet me zemërimin popullor të shkaktuar nga rritja e çmimeve duke hedhur në fushëbetejë artilerinë e rëndë të propagandës dhe dizinformimit.

Duke u mbështetur nga një rrjet portalesh – disa anonime dhe disa jo edhe aq anonime, qeveria po përpiqet t’i etiketojë protestuesit që kanë mbushur sheshet si armiq të vendit, shërbëtorë të Putinit apo agjentë të tij. Pjesa më me madhe e këtyrë postimeve të maskuara si lajm [link] janë pa autorë, ndërsa në disa raste firmosen nga ‘gazetarë’ të cilët aktualisht rezultojnë të punësuar në shtet.

Fillimisht ishin portalet pranë qeverisë, të cilat, në mënyrën tipike të dizinformimit hodhën në lëmin e debatit publik mbi luftën Ukrainë fjalët kyçe: Putin, financim, destabilizim, agjenturë, e të tilla, deri sa gjetën një ngjarje që mund ta manipulonin në favor të narrativës së tyre.

Në njërën prej protestave kundër qeverisë, një qytetar doli me një pankartë ku shkruhej: “Sanksionet ishin për ne apo për Rusinë!”. Ky slogan i hapi rrugën një numri artikujsh me tituj: “Parrulla kundër perëndimit në Tiranë, “Shtëpia e Lirisë” kundër sanksioneve ndaj Rusisë”. 

(Kosova Sot Online)