Aksioni “Pika”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 15 policët e arrestuar

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 20:20
Aksioni “Pika”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 15 policët e arrestuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për 15 zyrtarët policorë të arrestuar si pjesë e aksionit “Pika”, ndërkaq nëntë të akuzuarve të tjerë u është caktuar masa  për paraqitje në stacionin policor.

Gjykata njofton se 24 zyrtarët policorë të arrestuar, A.TH, A.B, A.D, A.P, B.K, I.I, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH, A.B, B.XH, B.B, B.K, B.B, K.B, M.U dhe R.A, dyshohet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe kontrabandimi i mallrave.

Dje është caktuar masë paraburgimi prej një muaji edhe ndaj 25 zyrtarëve të tjerë policorë, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, keqpërdorimi i pozitës, ryshfet, ushtrimi i ndikimit dhe kontrabandimi i mallrave.

(Kosova Sot Online)