Ndodhi shqiptare: ”Drogë në vazo lulesh”/ Një i arrestuar për “shtëpinë e barit”

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 09:18
Ndodhi shqiptare: ”Drogë në vazo lulesh”/ Një i arrestuar për “shtëpinë e barit”

Policia në Tiranë ka bërë të ditura detajet nga operacioni i koduar “Lugano 2” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Për rastin në fjalë është vënë në pranga një 32-vjeçar nga Lushnja.

Njoftohet se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një i ri në rrugën “Sotir Caci”, kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike, u organizua operacioni policor i koduar “Lugano 2”.

I arrestuari Ermir Nasi, 32 vjeç, akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë ndërhyrjes nga policia ai ka tentuar të largohet nga banesa duke u hedhur nga kati i tretë. Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

(Kosova Sot Online)