Pas 7 muajsh në arrati, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e taksistit në Gjilan

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 10:45
Pas 7 muajsh në arrati, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e taksistit në Gjilan

Pas shtatë muajsh në arrati policia ka arrestuar edhe një të dyshuar për vrasjen e taksistit B.V., në shtator të vitit të kaluar në Gjilan.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Gjilan (NN) 12.09.2021 – 19:45. Me 16.03.2022 lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)