“Doja t’u tregoja perëndimorëve…”, flet gazetarja ruse që protestoi në edicionin e lajmeve

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 13:48
“Doja t’u tregoja perëndimorëve…”, flet gazetarja ruse që protestoi në edicionin e lajmeve

Marina Ovsyannikova, redaktorja e televizonit rus, Kanali 1, e cila protestoi gjatë transmetimit direkt kundër sulmit rus ndaj Ukrainës, dha një intervistë për BBC, ku shpjegoi gjestin e saj.

“Doja t’i tregoja perëndimorëve që rusët janë kundër luftës”, tha 43-vjeçarja, e cila për protestën e saj u gjobit nga një gjykatë me 30 000 rubla (280 dollarë).

“Ndërkohë, rusëve doja t’u tregoja se propaganda e Kremlinit po i huton. Mos i besoni më, mos dëgjoni më kanalet ruse. Rusët duhet të mësojnë të analizojnë informacionin që marrin. Duhet të përpiqen që të marrin informacion edhe nga burime perëndimore apo ukrainase”, shtoi Marina Ovsyannikova.

Pas protestës, redaktorja u ndalua dhe u pyet për 14 orë./A2CNN

(Kosova Sot Online)