I ka këmbët e amputuara, por, kjo gjë s'e ndaloi ukrainasin që t'i bashkohet ushtrisë

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 08:54
I ka këmbët e amputuara, por, kjo gjë s'e ndaloi ukrainasin që t'i bashkohet ushtrisë

Ukrainasi 55-vjeçar, Vasyl Shtefko, ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë për ta luftuar ushtrinë ruse, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.

Shtefko i ka të dy këmbët e amputuara, mirëpo pavarësisht kësaj, ka vendosur t’i bashkohet luftës për ta mbrojtur vendin e tij, raportoi kanali “Ukraine Now” të enjten në Telegram.

Ndërkohë autoritetet ukrainse kanë raportuar, po të enjten se më shumë se 320 mijë ukrainas janë kthyer në vendlindje që kur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt.

Shumica prej të kthyerve sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës, janë burra.

(Kosova Sot Online)