Premton Rama: Do të shtohen autobusët lokal, linjat dhe do të zgjatet orari

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 10:28
Premton Rama: Do të shtohen autobusët lokal, linjat dhe do të zgjatet orari

Komunës së Prishtinës pritet që t’i shtohen edhe 30 autobus të rijnë.

Me këtë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po mendon që të shtohet kapaciteti dhe linjat e reja të autobusëve.

Të paktën kështu ka bërë të ditur ai vet

“I kemi 30 autobusë tash që do të vijnë shtesë dhe më ja u vazhdua kontratat sektorit privat. Tash i kane një vjeçare ne do të ju mundësojmë pesë apo shtat vjet në mënyrë që të mund të marrin kredi prej bankave për me e përmirësu ofertën me autobusë të rinjë”, ka bërë të ditur Rama.

Duke shpjeguar arsyen e shtrenjtimit të startit të taksive në kryeqytet, Rama ka bërë të ditur se po shqyrton mundësin që disa kategori të mund të udhëtojnë me trafikun urban pa pagës.

“Ne do t’i mbajmë tarifat në atë nivel po ashtu nxënësit e shkollës, policëve, zjarrfikësve si dhe pensionistëve do t’u mundësojmë lëvizje pa pare në trafik urban. Po kjo faktikisht i ka dy qëllime, njëra është çmimi i naftës dhe i bënë të pamundur bizneset me funksionu dhe e kem pa të arsyeshme mos të humbasin punën, dhe e dyta për me shfrytëzu trafikun urban”, ka vazhduar Kryetari i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, ka bërë të ditur se pas vendimit të rritjes së çmimit të taksive, do të bëhet zgjatja e orarit të trafikut urban.

E krejt kjo sipas tij për të ju mundësuar qytetarëve transport më të lehtë.

“Po do të bëhet edhe zgjatja e orarit dhe kontratat e reja në bazë të kilometrave dhe jo të destinimeve dhe kjo mundëson që autobusët mos t’i anashkalojnë pikat”.

E për krejt ato lagje që deri tash nuk kanë pasë qasje autobusët e Trafikut Urban, duket se me ardhjen e Ramës në pushtet kjo gjë do të zgjidhet.

“Jemi në diskutime të marrëveshjes na vyen edhe konfirmimi pres qendrës, pasi na vyen të marrim kredi, autobusët do të hyjnë në funksion në vende të cilat deri tash s’kanë pasur transport”, ka përfunduar Rama në një prononcim për arbresh.info.

Kujtojmë se Përparim Rama erdhi në krye të Prishtinës, në dhjetor të vitit 2021, pas përfundimit të balotazhit për zgjedhjen e Kryetarit të Prishtinës mes Ramës nga LDK-ja e Arben Vitisë nga Vetëvendosja.

(Kosova Sot Online)