Përparim Rama merr vendim, këto kategori do e kenë falas udhëtimin në trafik urban

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 10:57
Përparim Rama merr vendim, këto kategori do e kenë falas udhëtimin në trafik urban

Përparim Rama ka marrë edhe një vendim. I pari i kryeqytetit ka vendosur që të liroja nga pagesa e trafikut urban Policët, Zjarrëfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

Këtë vendim e ka marrë për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.

“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.
Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja” thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)