Bosat e politikës në Kosovë të lidhur ngushtë me rrjetet e karteleve të drogës

Bosat e politikës në Kosovë të lidhur ngushtë me rrjetet e karteleve të drogës
Bosat e politikës në Kosovë të lidhur ngushtë me rrjetet e karteleve të drogës

Dardan Grapci

  • 18 March 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Grupet kriminale që merren me importin dhe shpërndarjen e narkotikeve brenda territorit të Kosovës, janë ata të cilët edhe bëjnë investime në fusha të ndryshme të bizneseve, duke filluar nga klubet e natës e deri tek ndërtimet me leje apo pa leje, prandaj peshqit e mëdhenj që i kemi në politik thuajse të gjithë e dinë që në Kosove ka rrjete të karteleve të drogës.

AKI-ja dhe Policia e Kosovës duhet të fillojnë edhe me një operacion gjithë shtetërorë për ti gjetur dhe arrestuar BOSSET dhe shpërndarësit e substancave narkotike. Është e vërtetë që mosha nga 16 e deri në moshën 22 vjeç, janë personat që mashtrohen dhe viktimizohen shumë lehtë nga shoqëria e cila vetëm është duke përdorur drogë apo ndonjë substancë tjetër narkotike. Problemi kryesor është që shpërndarësit apo shitësit e drogës, kokainës apo hashashit, shkojnë edhe nëpër shkolla fillore dhe të mesme për të tentuar për ti gjetur - minjtë e ri - për ti bërë për vete.

Strategjia e shpërndarësve të drogës është se për ta futur një person për herë të parë në rrjedhën e drogës i japin 2 ose 3 herë nga 1mg falas derisa ta kupton personi që është futur në kurth, dhe për tu larguar i japin kushte duke i thënë që duhet ti ato doza - FALAS - që i ka pranuar në fillim me një shumë të cilën personi nuk mund tua kthej, dhe kështu bëhet viktimë dhe përdorues të drogës si dhe shpërndarës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me shkollat duhet të fillojnë të instalojnë kamera që sillen 360 gradë, në çdo cep të oborrit të shkollës dhe brenda në shkollë, nëse është e nevojshme edhe brenda nëpër klasa. Vetëm në këtë mënyrë mundë ta parandalojmë shpërndarjen dhe shitjen e substancave narkotike tek të rinjtë dhe të rejat nëpër shkolla fillore dhe të mesme, sepse në shënjestër të krimit me drogat janë pikërisht moshat e reja të këtyre niveleve të arsimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".