Qeveria konfirmon takimin e Kurtit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 11:40
Qeveria konfirmon takimin e Kurtit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media të dërguar në orën 11:30 kanë konfirmuar se kryeminstri Albin Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë takon sot edhe Kurtin, qeveria s’ka njoftuar asgjë

11:28: Një delegacion i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Amerikanët të kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall e cila është asistente e Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, do t’i presë në presidencë, shefja e shtetit, Vjosa Osmani, në orën 15:00.

Gazeta Express sipas burimeve merr vesh se delegacioni i lartë i Shtëpisë së Bardhë do ta takojnë sot edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, edhe pse zyra për media e kryeministrisë në njoftimin e sotëm për agjendën, s’kanë treguar për një takim të tillë.

“Ky delegacion do të takohet sot me të dy, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë ky burim për  Express.

Në njoftimin e sotëm nga Zyra për Media e Kryeministrit, është treguar që kryeministri Kurti do ta takojë vetëm kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Bashkë me Elizabeth Sherwood-Randall, pjesë e delegacionit amerikan janë edhe:

Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare

Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE)

Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier si dhe Këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie.

(Kosova Sot Online)