Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë në një shkollë në Shtime, arrestohet 21-vjeçari

  • G.G /
  • 18 March 2022 - 13:38
Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë në një shkollë në Shtime, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar nën dyshimin e ka kryer vjedhje të rëndë në një shkollë në Shtime.

Ai dyshohet se në shkollën “Bajram Curri”, ka vjedhur disa shtylla druri të kulmit të kësaj shkolle.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 16.03.2022 rreth orës 09:15, kishte pranuar një informacion se në fshatin Llanishtë të Shtimes është një rast i vjedhjes së rëndë.

Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevosjhme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes .

Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues,  grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 18.03.2022 rreth orës 09:45 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.R (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën ‘’Bajram Curri’’( aktualisht jofunksionale) në fshatin Llanishtë të Shtimes duke i vjedhur disa shtylla druri  të kulmit të kësaj shkolle.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore .

(Kosova Sot Online)