Ukraina: Kemi shkatërruar 12 caqe ajrore ruse

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 08:26
Ukraina: Kemi shkatërruar 12 caqe ajrore ruse

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka shkatërruar të paktën 12 caqe ajrore ruse: dy avionë, tre helikopterë, tre dronë dhe katër raketa.

Ndërkaq, mediat lokale kanë cituar kreun e këshilltarëve të Presidencës së Ukrainës të ketë shtuar se forcat e armatosura po ashtu kanë goditur gjashtë bazën ajrore Çornobaivka, ku Rusia ka vendosur flotën e saj.

Këto pretendime të palës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ndryshe, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.

Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai.

 (Kosova Sot Online )