Dita e 24 e luftës, Rusia s’e sulmon dot Kievin, Ukraina i vret Putinit gjeneralin e pestë

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 08:34
Dita e 24 e luftës, Rusia s’e sulmon dot Kievin, Ukraina i vret Putinit gjeneralin e pestë

Në ditën e 24 të luftës mijëra njerëz tashmë kanë lënë Ukrainën duke u strehuar në vendet fqinje.Rusia e papërgatitur për rezistencën e ukrainasve, nuk ka mundur të sulmojë Kievin. Rrugët kryesore i ka të bllokuara, siç raportohen nga Ukraina.

Nga ana tjetër Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke pretenduar se i ka vrarë edhe gjeneralin e pestë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën që të mos i japë Rusisë pajisje ushtarake, në një telefonatë me presidentin Xi Jinping.

Zelensky thotë se 130 persona janë shpëtuar nga bodrumet e teatrit që u bombardua në Mariupol të mërkurën, por 1,300 të tjerë mbeten ende të bllokuar.

(Kosova Sot Online )