Tri llojet e raketave me të cilat ukrainasit po bëjnë kërdinë kundër rusëve

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 10:31
Tri llojet e raketave me të cilat ukrainasit po bëjnë kërdinë kundër rusëve

Raketat anti-tank “Javelin” janë fjala e fundit e teknologjisë amerikane për luftën në tokë. Ukraina ka mijëra raketa të tilla të furnizuara nga SHBA-të dhe po shkatërrojnë mjaft tanke ruse tani.

Ndryshe nga raketat e tjera që godasin tankun direkt në trup, “Javelin” kanë cilësinë që fillimisht, pasi lëshohen nga platforma, fluturojnë në ajër dhe më pas rikthehen në tokë duke kërkuar objektivin, të cilin e godasin nga sipër duke gjetur pikën më pak të blinduar. Ky është një “kurth” që “Javelin” i bën tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara, nga i cili nuk shpëtojnë dot.

“NLAW”

Ndryshe nga “Javelin”, sistemi anti-tank i prodhuar nga britanikët dhe suedezët, NLAW, fluturon mbi tankun apo mjetin e blinduar dhe sapo gjendet mbi të, shpërthen duke e shkatërruar.

Nëse sistemet më të vjetra anti-tank e godasin objektivin direkt, NLAW shpërthen pikërisht mbi objektiv ku është edhe pika më pak e blinduar, raporton abcnews.al.

Stinger

Raketat ant-ajër “Stinger” janë prodhuar që prej fundit të viteve ’70 dhe kanë cilësi të veçantë pasi janë të lehta dhe mbahen në krah nga një ushtar dhe pasi e shënjon objektivin dhe e lëshon, ai mund të largohet nga pozicioni fillestar. Kjo, pasi raketa e ndjek vetë objektivin duke gjumuar nxehtësinë e motorit të tij.

“Stinger” mund të godasë objektiva deri në 9 kilometra lartësi dhe sipas gjeneralëve amerikanë, ka cilësinë që mund të dallojë objektivat “armike” nga ato “mike”. Rrjedhimisht, sipas Gjeneralit Jems Marks, nëse ajo lëshohet ndaj një avioni amerikan “F-15” nuk do ta godasë atë, por do të ndryshojë drejtim, por krejt tjetër është fati i avionit “armik”.

Ukrainasit goditën sëfundmi me “Stinger” një helikopter rus në afërsi të Kievit, i cili po fluturonte ulët për të shmagur goditjet me raketa, por nuk ia doli. Fill pas goditjes, helikopteri shpërtheu në flakë dhe u përplas në tokë.

(Kosova Sot Online)