Vdes vajza e vogël që u godit nga vetura para katër ditësh në Suharekë

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 10:39
Vdes vajza e vogël që u godit nga vetura para katër ditësh në Suharekë

Një vajzë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve të marrë në një aksident trafiku.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në Suharekë, ndërsa viktima nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Fsh. Reshtan, Suharekë 15.03.2022 – 12:17. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut me 18.03.2022 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (fëmijë), trupi i pa jetë i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)