Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Gjilan, e shantazhoi vazhdimisht një burrë për t’i dhënë para

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 10:48
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Gjilan, e shantazhoi vazhdimisht një burrë për t’i dhënë para

Është arrestuar një shtetase e Shqipërisë në Gjilan, nën dyshimin se vazhdimisht e ka kërcënuar një burrë për t’i dhënë para

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

“Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga  e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para.  E dyshuara është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim e policisë.

(Kosova Sot Online)