Dëmtohet një varrezë në Prizren

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 10:51
Dëmtohet një varrezë në Prizren

Policia  e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se e ka dëmtuar një varrezë.

I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga policia.

“Rr. Selajdin Berisha, Prizren 10.03.2022 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar një varrezë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)